Viktima dhe të zhdukur në Francën e Jugut, shembje autostradash dhe përmbytje në Liguria dhe zona të tjera të Italisë. Diku kufijtë e qyteteve dhe rajoneve janë bërë të padukshëm nga ujërat e lartë dhe diku tjetër vendosen kufij të rinj prej shkatërrimeve.
Në Rivierën franceze prej motit të keq kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër është deklaruar i humbur, kurse në Departamenin e Var, disa qindra shtëpi janë nën ujë.
Sipas të përditshmes franceze, ‘Le Figaro’, në disa zona të Francës jug-lindore, ekuivalenti i dy apo tre muajve shi ka rënë në harkun e 24-48 orëve. Në Roquebrune, lumi Argens e rriti nivelin me 7 metra duke përmbytur gjithçka e duke vendosur një rekord të ri.
Moti i keq prej ditës së djeshme ka vënë në provë edhe Italinë.
Në rajonet e Piemonte dhe Liguria prej motit të keq ka patur një të vdekur dhe një është shpallur i humbur, ndërsa autoritetet kanë ndezur alarmin e kuq.
Moti i keq ka shkaktuar edhe rrëshqitje dherash si pasojë e të cilave është shembur një pjesë e autostradës A6 që lidh Torinon me Savonën. Nuk bëhet e ditur për viktima por gjithsesi zjarrfikësit dhe helikopterët ndodhen në vend për të kontrolluar për të vdekur apo të plagosur.
Në disa autostrada është pezulluar qarkullimi kurse lumi PO, më i gjati lumë në Itali, 652 km, po mbahet nën vëzhgim pasi në disa zona ka dalë nga shtrati dhe ka nisur të përmbytë rrugë dhe shtëpi, kurse në Valle d'Aosta, mijëra njerëz janë të izoluar për shkak të ortekëve.
Moti i keq nuk ka kursyer as Calabrian, në Jug të vendit, ku rrugët janë shndërruar në bazamente lumenjsh krijuar nga rreshtjet e shumta.
torino-savona-imbiancata-la-liguria.jpg" style="height:480px; width:780px" />