Në Itali regjistrohen çdo vit 32 viktima nga ngjarjet ekstreme të motit, Europa e kërcënuar deri në fund të shekullit

Në Itali regjistrohen çdo vit 32 viktima nga ngjarjet ekstreme të motit, Europa e kërcënuar deri në fund të shekullit

Sipas raportit të 'Legambiente', përmbytjet dhe evakuimet do vazhdojnë të godasin Italinë, kurse në Europë, i nxehti mund të shkaktojë 200,000 vdekje deri në fund të shekullit.

Sipas raportit, ndryshimet klimatike do të kenë pasoja dramatike në Europë.

Në Itali, si pasojë e kushteve ekstreme të motit, çdo vit janë regjistruar mesatarisht 32 viktima, një mesatare më e lartë se mesatarja e pesë viteve të fundit.

Ndikimi në ekonomi

Ndryshimi i klimës, në qendër të vëmendjes shkencore në të gjithë botën dhe politikave europiane, ka një ndikim të madh në ekonomi.

Sipas disa vlerësimeve, në Europë, nëse nuk respektohet Marrëveshja e Parisit, dëmi ekonomik mund të bëjë që PBB-ja për frymë të bjerë me 7%, në Rusi mund të bjerë 8.93%, në Shtetet e Bashkuara 10.52% dhe në Kanada rreth 13%.

Moti i keq në Europë

Ditët e fundit Italia është goditur nga rreshje të shumta të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme në infrastrukturën e shumë rajoneve. Në Venecia, lartësia e ujit nga përmbytjet kapi shifrën e frikshme të 158 cm, duke dëmtuar shumë nga monumentet historik të qytetit.

Moti i keq në Itali duket se po lë gjurmë në qytetet e mëdha të artit. Në Pizza dhe Firence lumi Arno rrezikon të dalë nga shtrati. Bolonja ende është nën ujë kurse Modena pa energji elektrike.

Vala e motit të keq që po godet Europën ka shkaktuar përmbytje të mëdha në disa vende. Në Spanjë, në qytetet Katalonja dhe Cantabria dhe në juglindje të Francës kanë humbur jetën 9 persona.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë