Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë do të ndikojnë mot të kthjellët. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat Lindore. Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C në 18°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Rajoni dhe Europa:
Një sistem i dendur vranësirash frontale që ka përshirë Europën do të sjelli sërisht vranësira të dendura dhe reshje në pjesën më të madhe të saj, përjashtim bën Europa Jugperëndimore dhe Juglindore, të cilat vijojne me mot të kthjellët.