Mbi 1400 zjarrëfikës vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit masiv në jug të Portugalisë.Temperaturat e larta penguan operacionin për shuarjen e zjarrit të nisur gjatë fundjavës. Flakët janë përhapur edhe pranë komunave të Silves dhe Portmao. Përparimi i zjarrit mund të shihet qartë nga hapësira, ku sipas ekspertëve, zjarri tashmë ka shkrumbuar mbi 21,000 hektarë pyje,rreth gjysmën e zonës.
Ndërsa në Spanjë shërbimet spitalore u angazhuan këtë të mërkurë për shuarjen e një zjarri rreth 80 km në jug të Valencias. Si pasojë e zjarrit autoritetet vendase evakuan 2500 njerëz por situatata vijon të jetë e ndërlikur. Edhe në Zvicër temperaturat e larta kanë shkaktuar ngordhjen e e mijëra peshqëve në lumin e Rajonit.
Autoritetet e ujit në Zvicër po përpiqen të shpëtojnë një sërë speciesh pasi për shkak të nxehtësisë në rritje preket niveli i oksigjenit. Shoqata e Peshkimit në Zvicër pavarësisht krijimit të pishinave me ujë të ftohtë për mbajtjen e peshqve sërish nuk është e mjaftueshme për ti mbajtur gjallë.
Patrullat e Peshkimit, të cilat kontrollojnë speciet shprehen se si pasojë e nxehtësisë së kësaj verë ky fenomen mund të jetë përsëritje e vitit 2003, ku 90% e peshqve Grayling ishin zhdukur. Teksa Europa është prekur nga temperaturat rekord, meteorologët vijojnë apelin për shmangien e të nxehtit nga të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët.