Moti i pazakontë në Shkodër, breshëri zbardh rrugët e qytetit, drejtori Ujësjellësit: Janë hapur të gjitha akset rrugore (VIDEO+FOTO)

SHKODËR- Ndërkohë që presim stinën e verës, Shkodra është përfshirë nga një mot i pazakontë gjatë natës. Reshje të shumta të shiut, të shoqëruara me breshër dhe shtrëngata që kanë zgjatur gjatë gjithë natës kanë sjellë një pamje të jo normale për muajin maj.

Si pasojë e motit të keq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, dëme në agrokulturë si dhe dëme tek bimët dekorative. Në disa rrugë të qytetit të Shkodrës, reshjet intensive të breshërit kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve mëngjesin e sotëm. 

Menjëherë, ka nisur puna për pastrimin e rrugëve, ndërsa u bëhet thirrje pronarëve të bizneseve, të pastrojnë trotuaret para njësive të tyre tregtare për të lehtësuar edhe lëvizjen e këmbësorëve.

Drejtori i Ujësjellësit në Shkodër Mark Molla, në një prononcim për mediat është shprehur është bërë e mundur hapja e akseve ku ka pasur probleme ndërkohë që aktualisht situata është përmirësuar. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
Reshjet e breshërit, reagon drejtori i Bujqësisë në bashkinë Shkodër: Janë dëmtuar rreth 350 ha tokë me të mbjella! Fermerët i bëjnë apel qeverisë për ndihmë

Reshjet e pazakonta të breshërit dhe të shiut që kanë përfshirë qytetin e Shkodrës, kanë shkaktuar dëme të madhe në bujqësi. Drejtori i Bujqësisë në bashkinë Shkodër Alban Sekja thotë se janë rreth 350 ha tokë që kanë dëmtime të shumta në bujqësi.

‘Ka qenë një situatë e pazakontë, që ka krijuar dëme të mëdha në njësitë administrative Gur i Zi. Dëmet janë të pallogaritshme, sepse përkon me lulëzimin e vreshtave dhe në rritjen e perimeve. Janë 350 hektarë me të mbjella, perime të fushës, me të cilat jetojnë banorët e kësaj zone që janë dëmtuar. Ky breshër ka dëmtuar kulturat bujqësore, në Vukatan, Kuç, Rrenc, Guri i Zi. Dëmet tepër të mëdha në perime por dhe në duhan, pemë frutore dhe vreshta. I Bëjmë thirrje qeverisë të mbështesë fermerët, sepse gjithë mundi u ka shkuar dëm. Paraprakisht mund të them 350 ha, por do të bëjmë një tjetër evidentim më të saktë.’- tha Sekja

Ndërkohë që një fermer kërkoi ndihmë nga shteti pasi tokat me të mbjella kanë pësuar dëme të shumta.

‘Kjo është fatkeqësi natyrore, shteti mund të na e mbyllë gojën neve duke në thënë bëni siguracionin, por ne po paguajmë taksë toke, taksë shpie, etj. Ne kërkojmë që shteti të vendosë dorën në zemër, sepse kemi dëme të shumta. Këtu kam 3 dylym 800 mijë lek dëme. Ndërsa në tokën tjeter 600 mijë lek. Arben Peshku, banor i fshatit Kuç, të gjitha taksat i paguaj, kërkojmë dëmshpërblim.’- tha ai.

Ora 10:03
Shkodra përfshihet nga një stuhi e pazakontë, flet drejtori i Ujësjellësit: Janë hapura të gjitha akset rrugore

Shkodra është përfshirë nga një rebesh breshëri nga ora 2 deri në orën 5 të mëngjesit. Drejtori i Ujësjellësit në Shkodër Mark Molla, në një prononcim për mediat është shprehur se jemi përballur me një situatë të pazakontë dhe në mëngjes ka qenë i vështirë qarkullimi në rrugë. Sipas drejtorit Molla, është bërë e mundur hapja e akseve ku ka pasur probleme ndërkohë që aktualisht situata është përmirësuar. Probleme ka pasur në orët e mëngjesit kur punonjesit i janë drejtuar vendeve të punës kryesisht pranë fasonerive.

‘Ishte një situatë e pazakontë ka bërë dëmtime, në frutikulture, janë bllokuar disa rrugë. Shkodra është përfshirë nga një valë shtrëngatash. Po punojmë për të bërë pastrimin e rrugëve me mjete dhe pastrimin sidomos zonave kryesore të qytetit. Lëvizja ka qenë e vështirë dhe vështirësi ka pasur edhe për fëmijët që shkojnë në shkolla, nuk ka asnjë aks të bllokuar. Po punohet për pastrimin e hyrjeve të banesave ku ka pasur sasi të madhe breshëri.’- tha Molla.

Ora 09:47
Rrugët kthehen në lumë nga shiu dhe breshëri në Shkodër, Puka mbetet pa energji elektrike për shkak të motit të keq

 

Për shkak të reshjeve të shiut dhe të breshërit në Shkodër rrugët janë përmbytur duke krijuar një situatë të vështirë për qarkullimin. Si pasojë e motit të keq është këputur linja 35 kë e Fushë-Arrëzit, dhe ka mbetur i gjithë qyteti i Pukës pa energji elektrike.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/05/2021 00:29

    Ore,jeni ne vete juve,pse shteti ua hodhi bresherin qe kerkoni demshperblim ?! Ju taksat duhet t'i paguani,por dhe inshurencen duhet t'a beni.Ketu ku jetoj une,per nje aker, taksa eshte 49$/muaj,kurse inshurenca eshte 14$/muaj dhe rriten cdo vit.Para ca ditesh, lexova qe eshte bere kadasta per pyjet,kullotat e Shqiperise.Jeni me fat, qe shteti aty, akoma nuk ju takson per perdorimin e kullotave shteterore,sepse ketu te takson,keshtu qe mjaft u ankuat vend e pa vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës