Moti/ Java nis me shi dhe shtrëngata, ja cilat zona do të preken

Moti/ Java nis me shi dhe shtrëngata, ja cilat zona do të preken

Foto Ilustruese

Pas ditëve të nxehta me diell, këtë javë pritet të ketë shira lokalë në të gjitha qarqet e vendit. Pasditen e sotme dhe nesër sipas IGJEUM-it, priten reshje “tё dobёta”dhe “mesatare” në të gjitha qarqet e vendit, përjashtuar Kukësin.

Reshjet pritet të fillojnë në orët e para të ditës së nesërme, për t’u përsëritur më pas edhe gjatë ditës. Do të prekin kryesisht zonat malore tё qarqeve dhe ato pranë tyre.

Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatës, por me kohëzgjatje të shkurtër. Ndërsa luhatje minimale të temperaturave do të ketë edhe përgjatë ditëve të martë dhe të mërkurë, por sipas meteorologëve ato do të jenë  të pandjeshme. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

I kërkuar nga operacioni 'Revanshi' për grup kriminal, ekstradohet nga Gjermania ish-efektivi i RENEA-s Adrian Pikli

I kërkuar nga operacioni 'Revanshi' për grup kriminal, ekstradohet nga Gjermania ish-efektivi i RENEA-s Adrian Pikli