Moti, kreu i LSI-së
viziton zonën e Mokrës

Moti, kreu i LSI-së <br />viziton zonën e Mokrës
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka vizituar ditën e djeshme Komunën Trebinjë në qarkun e Korçës e cila gjendet në një situatë tepër të vështirë për shkak të reshjeve të jashtëzakonshme të dëborës. i shoqëruar nga Kryetari i Komunës Buçimas Rroshi Tollozhina dhe nga të tjerë drejtues të LSI-së në këtë qark Meta ka parë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e shumta të dëborës dhe ka siguruar banorët e këtyre zonave që do të ketë të gjithë vëmendjen e qeverisë për të menaxhuar sa më mirë këtë situatë.

Duke iu përgjigjur interesimit të medieve të cilat e shoqëronin në këtë vizitë, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se qëllimi i kësaj vizite ishte për tu njohur me kushtet konkrete në të cilën ndodhet kjo zonë tepër e thellë malore e Komunës së Trebinjë dhe Mokrës njëkohësisht, pasi është një nga zonat që ka ndierë një mot të parashikueshëm dhe ku lartësia e dëborës është shumë e lartë.

Sipas Metës pavarësisht nga këto vështirësi këtu punohet për të hapur rrugët vazhdimisht dhe pavarësisht pengesave jeta vazhdon normalisht, përpjekjet janë të mëdha për të realizuar komunikimin dhe transportin.

“Sikurse ju e shikoni jeta këtu po vazhdon dhe do të vazhdojë falë përpjekjeve të shkëlqyera drejtuesve të pushtetit vendor dhe të të gjithë atyre që në këto momente ndjehen pranë këtij komuniteti të mrekullueshëm dhe besoj se në ditët e ardhshme do të ketë aksione të tjera konkrete në ndihmë të këtij komuniteti të mrekullueshëm të Trebinjës dhe të të gjithë Mokrës”, tha ndër të tjera kreu i LSI-së, Ilir Meta. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta