Në një kohë kur Evropa dhe SHBA-të po përballen me stuhia dhe temperature të ulëta, një valë e të nxehtit afrikan ka pushtuar Australinë, me tempreatura të larta që nuk ishin shënuar që nga 1939-a.
48 gradë celcius kanë shkuar vlerat maksimale, duke krijuar edhe probleme shëndetësore tek njerëzit atje. Kapriçot e motit në këtë fillim viti, sidomos nëpër botë, kanë surprizuar edhe vetë sinoptikanët. Gjatë fundit të dhjetorit dhe javës së parë të janarit, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur me kushte të vështira atmosferike, me stuhi dhe temperatura që arrijnë disa gradë minus.
Vlerat e ulëta ekstreme u regjistruan në SHBA, deri në -29 gradë celcius. Ndërkohë, kontinenti australian përballet me diell dhe temeperatura të larta, që nuk ishin regjistruar që prej vitit 1939, ku në Sidnej vlerat maksimale arrijnë në 47,8 gradë celcius.
Televizioni shtetëror i Australisë, ABC, njofton se ndeshjet e turnuet ndërkombëtar të tenisit u ndërprenë, pasi temperature e fushës shkoi në 40 gradë, duke shkaktuar edhe probleme shëndetësore tek tenistja e njohur, Kristina Mladenoviç, e cila u tërhoq nga gara. Ngrohja globale dhe ‘lufta’ e pandalshme e njeriut ndaj natyres, tashmë po jep edhe efektet e para.
Stuhia ‘Eleonor’ goditi Birtaninë dhe Francën duke shkaktuar qindra persona të vdekur, ndërsa nga ana tjetër në Australi autoritetet bëjnë thirrje që të evitohen daljet e panevojshme në diell edhe sidomos gjatë orëve të drekës.
[gallery]25286[/gallery]
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

FOTO