Vendi ynë edhe këtë mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore  e vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore në verilindje e juglindje të territorit.

Vranësirat nga orët e mesditës parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e hera-herës lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurta kryesisht në jug. Nga orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor dhe bëhen të karakterit lokal në veri.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 6m/s.