Moti, policia: Kujdes pijet e shpejtësinë
Nisur nga përkeqësimi i pritshëm i situatës së motit gjatë ditëve në vijim, ku priten reshje shiu dhe dëbore në territorin e vendit, Drejtoria e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka marrë masa për vënien në efiçencë të plotë të shërbimeve të policisë rrugore në të gjithë vendin
Nisur nga përkeqësimi i pritshëm i situatës së motit gjatë ditëve në vijim, ku priten reshje shiu dhe dëbore në territorin e vendit, Drejtoria e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka marrë masa për vënien në efiçencë të plotë të shërbimeve të policisë rrugore në të gjithë vendin, me qëllim:
- për të këshilluar dhe ndihmuar me informacionin e duhur përdoruesit e rrugës,
- si dhe për ushtrimin e kontrolleve për respektimin nga ana e drejtuesve të mjeteve të kërkesave të Kodit Rrugor dhe në drejtim të pajisjes së tyre me pajisjet dimërore, me qëllimin që ata të udhëtojnë të sigurt drejt destinacionit të tyre.
Në këtë kontekst, Policia e Shtetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, porosit përdoruesit e rrugës që të tregohen të kujdesshëm, si dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht për:
1. Respektimin e normave të shpejtësisë.
2. Mospërdorimin e pijeve alkoolike.
3. Përdorimin e rripit të sigurimit.
4. Shmangien e parakalimeve të gabuara.
5. Përdorimin e kaskave mbrojtëse.
6. Përdorimin e dritave jo verbuese.
7. Përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.
Në çdo rast qytetarët mund të kontaktojnë me shërbimet e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin përmes numrit telefonik pa pagesë 129, si dhe numrit 126.
Drejtoria e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët e tjerë për përmbushjen e detyrave, për t’u ardhur sa më mirë në ndihmë qytetarëve.
Të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore janë porositur që të tregojnë kujdes dhe të këshillojnë drejtuesit e mjeteve, sidomos ata të shërbimit publik, për respektimin e normave të shpejtësisë të përcaktuara në sinjalistikën rrugore.
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.5%
-
Të gabuar
27.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 1618
Lajme të tjera
-
Poloni-Shqipëri/ Konferenca para ndeshjes, Cikalleshi: Duam të mos humbim, të gjithë bashkë bëjmë mrekullinë (LIVE)
26 Mars, 17:21
-
Bota e Putinit bëhet më e vogël
26 Mars, 17:16
-
Tentoi të korruptonte policinë në Shkodër me 2000 lekë, arrestohet shoferi i dehur
26 Mars, 17:05
-
Ben Andoni: Alibeaj vs Alibeaj
26 Mars, 17:02
-
NATO: Retorika e kërcënimit bërthamor nga Moska është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme
26 Mars, 16:53
-
Shkolla e heshtur, klasa me një nxënës në fshatin Keqekollë të Prishtinës
26 Mars, 16:52
-
Putin beson se Perëndimi ka kaluar çdo vijë të kuqe: Ata janë nxitësit e konfliktit, po shpërndajnë më shumë municion për Ukrainën
26 Mars, 16:22
-
VIDEO/ Mjetet të bëra copash, dalin pamjet nga aksidenti në Tiranë! Autobusi i kthyer përmbys
26 Mars, 16:18
-
Kiara Tito shmang bisedën për Butrint Imerin: Histori e mbyllur prej 10 vitesh, s'dua ta rikthej! Më bëhet qejfi që më ka mbështetur
26 Mars, 16:03
-
Aksident i rëndë në Tiranë përmbyset autobusi, u përplas me një mjet! 7 të plagosur (VIDEO)
26 Mars, 15:50
-
Ish presidenti i SHBA-ve Donald Trump kritikon prokurorët që po kryejnë hetime ndaj tij
26 Mars, 15:45
-
Kristjan Prenga ‘shkatërron’ amerikanin, fitore me nokaut në raundin e 3! Boksieri shqiptar merr dy tituj (VIDEO)
26 Mars, 15:35