Moti me diell paraditen e sotme, pritet që t'ia lerë vendin shiut në mesditë dhe pasdite në një pjesë të vendit. Reshjet do të jenë të dobëta, ndërsa në qarkun e Elbasanit ato do të jenë lokalisht mesatare.
Megjithatë sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nuk pritet që të ketë probleme. Në javët e fundit moti ka qenë i paqëndrueshëm, pasi kanë mbizotëruar vranësirat dhe reshjet lokale.
TEMPERATURAT
në bregdet: 13 / 25 °C
në vendet e ulëta: 12 / 22 °C
në vendet malore: 8 / 20 °C

Komento
Komente
