Moti vijon të jetë ‘përvëlues’, temperaturat sot arrijnë deri në 41°C

Moti vijon të jetë ‘përvëlues’, temperaturat sot arrijnë deri në 41°C

Foto ilustruese

Kthjellime dhe temperatura të larta vijojnë të dominojnë në të gjithë republikën e Shqipërisë gjatë paradites, sipas meteoalb. Kjo do të ndikojë negativisht në situatën shqetësuese në të cilët paraqiten disa zona në vend sa i përket zjarreve, kryesisht Vlora.

Parashikohet që pasditja të lërë me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulta por vranësira të lehta do të shfaqen në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten në  mesditë duke  u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 17°C mëngjesi deri në 41°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Mot i kthjellët por shumë i nxehtë dominon vendet e Europës Juglindore dhe Jugperëndimore. POR situata mbetet problematike në vendet e Europës Qëndrore, Veriore dhe Lindore për shkak të rrebesheve të shiut dhe stuhive të erës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Më të mirët e vitit në futbollin shqiptar, Xhesika Ndoj shpallet 'Talentja e Vitit' 2024 për vajza

Më të mirët e vitit në futbollin shqiptar, Xhesika Ndoj shpallet 'Talentja e Vitit' 2024 për vajza