Ditën e sotme do të mbizotëroj mot i kthjellët. Vranësirat do të jenë të pakta, kryesisht në orët e mëngjesit. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 10m/sek.
Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat minimale, ndërsa në vlerat maksimale për shkak të orëve me diell do të kenë rritje të lehtë.
Në zonat malore temperaturat do të variojnë nga 12ºC deri në 25ºC, në zonat e ulëta nga 15ºC deri në 30ºC dhe në zonat bregdetare nga 17ºC deri në 29ºC.
Komento