‘Moto Fest’, Festivali me 500 motoristë 'Harley Davidson' dhe muzikë rock zbukuron mbrëmjen në Durrës (VIDEO)

DURRËS- Mbrëmjen e sotme “MOTO FEST 2022” mbajtur në qyteti e Durrësit, priti mbi 500 motoristë nga vendi dhe rajoni në shetitoren Taulantia zhvillohet.

Për të gjithë dashamirësit e Harley Davidson, aventurave me motorë dhe sigurisht muzikës rrok, “Moto Fest” ofroi një mbrëmje ndryshe sonte në Durrës.

15-vjetori i Steel Wings MC Albania, bëri që rreth 500 motoristë nga vendi dhe rajoni të zhvillojnë një paradë me motorët e tyre në orën 17:30 në rrugët kryesore të qytetit. Më tej parada shoqërohet nga një koncert që nisi në orën 18:30 dhe do të vijojë deri në mesnatë.

Artistët Eugent Bushpepa, Tiri Gjoci, Erina Seitllari dhe Bledar Sejko & Band do të performojnë këngët më të pëlqyera nga repertori i tyre muzikor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
Helmimi i tre personave në Shkodër, 14 vjeçari pati djegie në fyt dhe sy pasi konsumoi ujin që i solli kamarieri i lokalit! Dyshohet se shishja kishte aciditet

1650014800_1637498574ammm2.jpg

Prokuroria e Shkodrës dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po kryejnë hetimet në lokalin e hotelit ku ndodhi helmimi i 3 personave. Sipas hetimeve dhe informacioneve, bëhet me dije se 14 vjeçari ka kërkuar një shishe me ujë të ambalazhuar të cilën ia ka sjellë kamarieri.

Në momentin që e ka pirë, i mituri ka pasur djegie në fyt dhe në sy. Më pas të njëjtin ujë e ka konsumuar mamaja e tij dhe më pas edhe kamerieri. Dyshohet se bëhet fjalë për lëndë me aciditet brenda shishes së ujit.

D.GJ/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sako: 29/12/2022 13:33

    E fusin me shiringe, kur duan te bejne keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës

Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës