Motori del nga rruga, 46-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Motori del nga rruga, 46-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Foto ilustruese

Një 46-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme pasi doli nga rruga me motorin që po drejtonte.

Drejtuesi i mjetit është identifikuar si Karajfil Toshkollari, banues në fshatin Kashtëbardhë të Lushnjes, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Informacion paraprak

Në datën 19.07.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Zharnec, Divjakë, shtetasi K.T, 46 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang”, ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motomjetit, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Lushnjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë