Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Divjakë-Lushnjë, ku një motor është përplasur me një zetor.

Si pasojë e vendngjarjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, Ismail Dervishi.

Ndërkohë drejtuesi tjetër është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 08:50, në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”, janë përfshirë në një aksident një mjet bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin M. M., 67 vjeç, me një motomjet me drejtues shtetasin I. D., rreth 70 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, shtetasi I. D. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin M. M., në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë