Motori u përplas me furgonin në Lushnje, ndërron jetë pas një jave 25-vjeçari! Braçe: Ta nxirrja nga morgu ishte e dhimbshme, prindërve iu ishte 'këputur shpirti'! Kujdes në rrugë
Foto nga vendi i ngjarjes dhe viktima, Ervin Kalia
LUSHNJE- Pas 6 ditësh nga aksidenti tragjik, përplasja ka rezultuar për njëri prej të rinjve, që sot është përcjellë në banesën e fundit. Bëhet fjalë për të riun Ervin Kalia, një 25-vjeçar i cili po udhëtonte në motorin që u përplas me furgonin në rrugën e Cermave, afër Proshkut.
Ai kishte marrë dëmtime të rënda në kokë e shtyllë kurrizore, e për pasojë ka ndërruar jetë. Zv.kryeministri Erion Braçe ka sjellë në vëmendje këtë aksident për të përçuar një mesazh për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, për të shmangur tragjedi të tilla.
Braçe rrëfen se ka qenë ai vetë një nga personat që e ka nxjerrë nga morgu dhe e ka përcjellë në banesën e fundit, ku ka parë me sytë dhimbjen e madhe që kanë përjetuar të afërmit e 25-vjeçarit. Prandaj, ai iu drejtohet me një mesazh të rinjve, që të kenë kujdes në rrugë.
"Ervin Kalia ishte një super djalë. Nga Cerma e Sipërme! Vetëm 25 vjec, 25 vjec! Ta nxirrja sot nga morgu pas një jave lufte për jetën prej tij e mjekëve në spital, ishte shumë shumë e dhimbshme! Të takoja babain e tij, të afërmit, shokët që e prisnin aty për ta përcjellë për here të fundit në shtëpine e tij në Cermë, ishte akoma dhe me e dhimbshme; Ju ishte këputur një pjese shpirti! Por jeta kështu qenka! Tani duhet ta përballojmë!
Kam një lutje për cdo djalë të ri, kudo në Divjake e më tej; Kujdes në rrugë! Pak shpejtësi më shumë nuk u con me shpejt atje ku doni të shkoni! Pak kujdes më shumë ju mbron jetën, shëndetin! Çdo përdoruesi të rruge dua t'i kërkoj më forcë të zbatojë rregullat e qarkullimit, kaq! Ervin gjej prehje vëlla me Zotin pranë! Babës, nënës e motrës, të afërmve e shokëve të tu, Zoti t'u japë forcë të perballojne këtë dhimbje pa fund", shkruan Braçe.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
13.6%
-
Aspak
69.5%
Vota total: 59
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ Korçë, drejtuesi humb kontrollin e automjetit dhe përfundon në një parcelë
23 Janar, 16:39
-
Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina del nga rruga, plagosen 4 persona
23 Janar, 11:21
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52
-
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, përplasen 2 automjete, plagoset njëra prej shofereve
22 Janar, 10:09
-
Fier/ Aksident në rrugën Levan-Vlorë, 3 makina karambolohen mes tyre! Shkak dyshohen reshjet e dendura të breshërit (VIDEO)
21 Janar, 20:44
-
“Qytetarët po paguajnë më shumë sigurimin e makinave!” Braçe: AMF të vijë të japë sqarime në Kuvend!
21 Janar, 15:32
-
Komisioni i Ekonomisë, rregullorja e re për sigurimin e mjeteve të detyrueshme, Braçe: Qytetarët po përballen me rritje çmimesh! Shoqatat e sigurimit të japin shpjegime
21 Janar, 10:57
-
Tragjike në Itali, 2 të rinj humbin jetën në aksident rrugor, njëri prej tyre një 18-vjeçar shqiptar
21 Janar, 09:00
-
Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Automjeti i tonazhit të rëndë humb kontrollin dhe përplaset me trafik ndarësen
20 Janar, 10:21
-
Vlorë/ Përplasi për vdekje me makinë të riun, arrestohet shoferi 80-vjeç
20 Janar, 08:43
-
Durrës/ Dy vetura përplasen tek ish-‘Këneta’, përfundon në kanal mjeti ku udhëtonin 2 të mitur! Tre të plagosurit në spital (VIDEO)
19 Janar, 18:27
-
Aksident në rrugën e lumit të Vlorës, makina që drejtonte 80-vjeçari përplas motorin, humb jetën 22 vjeçari (VIDEO)
19 Janar, 15:14