Një person që po udhëtonte me motor ka përplasur një të mitur me biçikletë në zonën e Babrrusë.

Sipas raportimeve të gazetares së Report TV, të dy personat janë dërguar me urgjencë në spital.

I mituri 15-vjeçar ndodhet në gjendje më të rëndë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkakut të aksidentit.