Motra dhe kunati i mbretit të Spanjës
gjykohen për vjedhje dhe korrupsion

Motra dhe kunati i mbretit të Spanjës<br />gjykohen për vjedhje dhe korrupsion
Cristina e Spanjës, motra e mbretit ka dalë sot në bankën e të akuzuarve dhe është hera e parë që një anëtar i familjes mbretërore spanjolle del para drejtësisë për një aferë korrupsioni, një proces ku ajo ende vazhdon të shpresojë të shpëtojë.

Në gjykatën e Palma de Majorque në Ishujt Balearic, Cristina e Burbonëve dhe bashkshorti i saj zunë vend në një sallë të dominuar nga protreti i vëllait më të vogël, Filipi VI, kryetari i shtetit që prej dorëheqjes së mbretit Juan Carlos në vitin 2014.

Në krahë të 17 të akuzuarve të tjerë, vajza e dytë e Juan Carlos-it dhe Sofias, dyshohet se ka fshehur nga tatimet të ardhura që kishte siguruar nga vjedhja e gjashtë milionë eurove fonde publike për të cilat akuzohet bashkshorti i saj, Iñaki Urdangarin dhe një ish-kompani e tija / ATSH/

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0