Motra e Fidel Kastros: Nuk
do shkoj në funeralin e tij

Motra e Fidel Kastros: Nuk<br />do shkoj në funeralin e tij
Motra e liderit revolucionar të Kubës, Fidel Kastro nuk do të shkojë në funeralin e vëllait të tij. Juanita Kastro jeton që prej viteve ’60 në Miami dhe është kritikuar shpesh nga regjimi i të vëllait Fidel Kastro.

“Duke iu referuar thashethemeve se unë jam nisur për në Kubë për të marrë pjesë në funeral, dua të deklaroj qartë se kurrë nuk jam kthyer në ishull dhe nuk planifikoj ta bëj këtë gjë”, ka thënë Kastro për ‘El Nuevo Herald’.

“Nuk i gëzohem vdekjes së asnjë qenieje njerëzore, e as për dikë që mban mbiemrin e familjes sime. Si motër e Fidelit, po e përjetoj vdekjen e një qenieje njerëzore që ndante gjakun tim”- deklaroi ajo.

Juanita Kastro, e lindur më 1933, ishte e vetmja që kundërshtonte haptazi regjimin komunist të drejtuar nga vëllai i saj për më shumë se pesë dekada. Ajo ka jetuar në Miami që nga viti 1964 dhe ka thënë se ka bashkëpunuar me CIA-n, për një puç për rrëzimin e Fidelit nga pushteti.

Ish-lideri i Kubës Fidel Kastro ndërroi jetë të shtunën në moshën 90-vjeçare. Në Kubë u shpallën 9 ditë zie kombëtare për vdekjen e tij. 

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’