Motra e Gertës: Ja e vërteta e njohjes me Ervinin e BB4

Motra e Gertës: Ja e vërteta e njohjes me Ervinin e BB4
Ajo ishte një nga banoret e reja që hyri me vonesë në shtëpinë e Big Brother, por menjëherë ra në sy të publikut dhe banorëve. Gerta 23 vjeçarja nga Tirana, e ka pasur prej kohësh ambiencen për të qënë pjesë e këtij reality show, dhe prej 3 javësh gjendet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo është bërë pjesë e debateve të ndryshme në shtëpi, sidomos me 18 vjeçaren nga Vlora, Françeskën. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, motra e Gertës, Lediana flet për dëshirën e hershme të saj për të marrë pjesë në BB si dhe sqaron aludimet për një lidhje mes Gertës dhe Ervin Sinjarit, ish- banorë i BB4. Lediana flet edhe për njohjen e mëparshme mes Dritanit konkurrentit aktual të BB5, dhe motrës së saj. Ajo tregon edhe për një tjetër pasion të Gertës, i cili ka të bëjë me muzikën. Lediana flet edhe për marrëdhenien e veçantë mes tyre, që edhe pse kanë 3 vjet diferencë nga njëra tjetra ato nuk ndahen kurrë dhe këshillohen për çdo gjë bashkë.

Lediana e ndiqni, Gertën?

E ndjek çdo ditë dhe jam kurioze të shoh edhe kombinimin e veshjeve, që bën çdo ditë.

Kishte shprehur ajo më parë dëshirën për të marr pjesë në BB?

Geri ka patur dëshirë të merrte pjesë në BB. Vitin e kaluar kam dashur të marr pjesë unë, por nuk u realizua, kështu që këtë vit mori pjesë ajo dhe jo të dyja.

Si ju duket në raport me konkurrentët e tjerë?

Si fillim me hyrjen e saj në BB, u ndje pak e sulmuar nga banorët, pasi ajo nuk është mësuar me reagime të tilla, sepse jashtë ka qenë e përkëdhelur nga shoqëria e saj. Por me kalimin e kohës, pasi njohu banorët dhe temperamentet e tyre u miqësua pak më shumë.

Si po komportohet ajo me banorët e tjerë?

Kur zhvillohet një debat ajo i merr gjërat shumë qetësisht. Deri tani, më është dukur e aftë dhe e qetë ti sqarojë gjërat në një disktuim, por pa krijuar kurrsesi debat.

Sipas mendimit tuaj, pse ka vazhdimisht debate me Françeskën?

Françeska duke parë natyrën e Gerit, që është shumë solare me të gjithë meshkujt e shtëpisë së BB, atëherë u pa që xhelozia e saj ishte e kot. Pavarësisht se ka momente që Françeska ,komenton në lidhje me Gerin pas shpine dhe më pas shkon ia thotë në sy.


Me cilin nga banorët, ju duket më e afërt?

Mendojë që është më e afërt me Liamin dhe me Dritanin.

Meqë jemi te Dritani, si është raporti i tyre, pasi i kemi parë në disa fotografi jashtë BB sëbashku?

Geri , Dritanin e ka njohur bashkë me mua. Të dyja e njohim, si menaxherin e një lokali në bllok, që ne e frekuentojmë gjithmonë.

Më thoni shpesh “ju”, sa të afërta jeni ju si motra?

Ne jemi si dy binjake të pandashme. 24 orë jemi bashkë, dalim për shopping bashkë, pasi Geri merr mendimin tim në lidhje me garderobën e saj. Ndonëse kemi 3 vjet diferencë, e kuptojmë shumë mirë njëra-tjetrën dhe ndajmë mendime e këshilla në çdo fushë të jetës.

Ledi meqënse ju keni qënë afër motrës suaj, si qëndron e vërteta e njohjes së saj me Ervinin, janë vetëm shokë apo ka pasur diçka më shumë mes tyre?

Njohja e tyre filloi, nga momenti kur ne ishim në një lokal në bllok, ku rastisëm me Ervinin dhe me ish banorë të tjerë të BB4. Ne ishim në tavolinën tonë, por si fanse të Ervinit, bëmë fotografi me të dhe me Torosin, por nuk e dinim që fotografi që na nxorri në foto ishte paparacë. Me hyrjen e Gerit në BB, ato foto janë shfrytëzuar dhe janë komentuar sikur ajo ishte e dashura e Ervinit. Por kjo nuk është aspak e vërtet, pasi ajo ishte nata e parë dhe e fundit që ne u takuam me Ervinin.

Keni kontaktuar me Ervinin, pasi dëgjuat për këto thashetheme që qarkullojnë në media?

Po kam kontaktuar. Pavarësisht këtij keqkuptimi, unë dhe Geri kemi respekt për Ervinin, sepse mendoj që ai është thjesht një viktimë mediatike. Megjithatë kam parë që edhe Ervini, ka dhënë intervista ku i ka përgënjeshtruar këto thashetheme.

Është e vërtet që Ervini është kërcënuar nga i dashuri i Gertës?

Nuk është aspak e vërtet pasi Ervini është në Itali, unë kam komunikuar vet me atë dhe më ka thenë që me këto intervista merret , Torosi pasi s’ ka ç’të bëj. Unë dua të theksojë se Geri s’ka të dashur, ish i dashuri i saj saj ka qenë 26 vjeç, dhe jo 40 vjeç si është shkruajtur nëpër gazeta.


Gerta është komentuar gjithashtu, se ka bërë disa operacione plastike, sa të vërteta janë këto thashetheme?

Ajo nuk ka bërë operacion plastik por vetëm një ndërhyrje në pjesën e hundës, duke hequr një devijm të vogël të kockës. Por kjo nuk është kurrsesi një ndërhyrje plastike.

Ka një ngjashmëri me këngëtaren Elvana Gjata, mendoni që e imiton këtë të fundit?

Nuk më duket sikur nuk ngjan me Elvanën dhe kjo gjë Gerit nuk i pëlqen aspak. Ajo e ka deklaruar gjithmonë që nuk do të jetë kopja e askujt.

Përveçse ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi, e keni parë edhe si këngëtare, është kënga një nga pasionet e saj?

Ne të dyja para 3 vitesh kemi bërë një videoklip që titullohej, “ Një hap përpara”, dhe që është një realizim i Kastro Zizo-s dhe Fabian Lekës. Pas kësaj Geri ka marr pjesë edhe në Top Fest 6 me një baladë. Ajo e ka pasur shumë qejf muzikën, pasi që e vogël është aktivizuar nëpër spektakle bukurie, ka qënë prezantuese në festivalet e shkollave, etj.

Sa shpenzon Gerta për shopping?

Geri për shopping shpenzon shumë, pasi është e fiksuar mbas rrobave firmato. Po ashtu këpucët i ka fiksim, ti marr më të shtrenjtat që gjenden në dyqan.

Sa dakort ishin prindërit tuaj, që ajo të merrte pjesë në BB?

Në fillim si çdo prind edhe ata nuk ishin dakort, që ajo të merrte pjesë në BB, pasi janë pak fanatik. Por ajo e ka pasur dhe e ka gjithmonë mbështetjen e tyre, në çdo vendim që ka marr në jetë.

Dhe së fundmi, a e shikoni si fituesen e këtij reality show?

Geri është pjesë e Big Brother Albania, që prej 3 javësh dhe nuk ka dhënë asgjë nga vetja e saj. Unë mendojë që ka shumë për ti dhënë publikut. Jo se është motra ime, por ajo përditë po më intrigon me sjelljen e saj, dhe më të vërtet që unë e shikojë deri në finale. Ndërsa çmimin e madh le ta fitojë më i miri. (qesh)




  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje