Humbja e babait sigurisht që është tronditëse për një familje sado i moshuar të jetë. Thonë se vajzat janë shumë të lidhura me baballarët, dhe prandaj kjo humbje ka qenë akoma më e dhimbshme për këngëtaren shqiptare.
E ftuar në “Zonë e lirë”, Alida Duka është shprehur se e ka përjetuar shumë keq dhe me dhimbje të jashtë zakonshme.
“Ishte një periudhë shumë e vështirë, unë e përjetova shumë keq sepse isha shumë e lidhur me të. Ai ishte personi i parë që u largua nga familja jonë,”- tha motra e Stines. Babai i dy këngëtarëve shqiptarë u nda nga jeta në muajin shkurt të këtij viti.
Komento