Një ditë pas atentatit me snajper në paraburgimin e Vaqarrit në kryeqytet ku një i arrestuar mbeti i plagosur, ka reaguar motra e tij.
 
Në një bisedë për Report Tv, motra e të plagosurit Lili Dulaj, tha se ajo nuk kishte dijeni se për çfarë mund të kishte ndodhur ngjarja.
 
Ajo rrëfen se i vëllai tashmë ndodhet në sallën e reanimacionit në spitalin e traumës, ndërsa pohon se nuk ka arritur ta kontaktojë pasi si mjekët por edhe policia nuk i kanë lejuar.
 
Ajo ka sqaruar se i vëllai jeton në Shqipëri që prej vitit 1992 dhe se ai është edhe i pajisur me pasaportë shqiptare. Gruaja nuk di shkakun e asaj që ka ndodhur, ndërsa që prej ditës së djeshme po përpiqet të flasë me të vëllain.
 
Lili Dulaj nga Prizreni, ndodhet në reanimacionin e spitalit të traumës ku veç kujdesit të mjekëve ruhet edhe nga policia.
 
Ai u qëllua me snajper të shtunën pasdite në dhomën e ajrimit të paraburgimit të Vaqarrit, ku qëndron i izoluar. Ai është arrestuar nga policia për dhunë në familje, ndërsa njihej si përdorues i lëndëve narkotike.
 
Policia po heton për ngjarjen, ndërsa ende nuk ka një version zyrtar mbi shkaqet e ngjarjes. Policia ndërkaq dyshon se Dulaj, mund të jetë bërë edhe prej e një ngatërrese të mundshme nga atentatorët.

Në pyetja janë marrë jo vetëm të burgosur, por edhe banorë të zonës, të cilët mësohet se kanë dëshmuar për një automjet të bardhë me dy persona, që ka lëvizur në rrugën automobilistike poshtë kodrës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com