Pati nga ato që e komplimentuan dhe shumë të tjerë që e cilësuan si të pavend shfaqjen e Kim në revistën në fjalë.
Por historia nuk mbetet me kaq. Tanimë është motra më e vogël e Kim, Kendall Jenner që do të ndjekë hapat e saj.

Do të jetë shumë më e lehtë për të tani që të zërë një nga kopertinat më të famshme në botë.
Kendall është vetëm 18 vjeçe dhe synon të jetë një nga modelet më të suksesshme të Victoria Secret.
Ajo e ka nisur karrierën e saj në moshën 14 vjeçare për kompaninë Wilhelmina.
(b.t/shqiptarja.com)
