DIBËR-Dy motra janë bërë bashkë në Dibër, për të dhunuar nusen e vëllait të tyre.
Ka qenë policia e Dibrës, e cila ka dhënë detaje, ku për pak ngjarja se nuk është kthyer në tragjedi.
Në fillim ka qenë, 46-vjeçarja Sh.D, e cila ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait, 28-vjeçares me iniciale A.D.
Por sherri nuk ka ngelur me kaq, pasi motra tjetër 31-vjeçare me iniciale A.M., ka marrë çiftin dhe ja ka drejtuar kunatës.
Për këtë ngjarje, policia e Dibrës ka vënë në pranga njërën prej motrave, atë që ka ushtruar dhunë, e ndërsa motra tjetër që i drejtoi armën është proceduar në gjendje të lirë.
“Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek. Arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave.”,-njofton policia.
Njoftimi i Policisë:
Ushtron dhunë ndaj kunatës, arrestohet në flagrancë 45 vjeçarja, si dhe procedohet në gjendje të lirë motra e saj pasi kanosi kunatën me armë.
Sekuestrohet nga policia arma e gjahut.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasja :
Sh.D, 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe
Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja Z.M, 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D).
Arrestimi i saj u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj shtetases A.D 28 vjeçe banuese në Dibër. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasja Z.M e cila ka kanosur me armë gjahu, pa fishek shtetasen A.D.
Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.
Arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.