TIRANE- Shqipëria dhe Italia po hetojnë së bashku rastin e trafikimit të drogës me avjonin sportiv që mbeti në rrërën e plazhit të Divjakës. Deklarata është bërë nga prokurori i Antimafias në Leçe, Cotaldo Motta, gjatë një takimi me kryeprokurorët e rajonit. Motta në një prononcim në media ka shfaqur shqetësimin e tij se kohët e fundit në rajonin ku ai ushtron funksionin e prokurorit janë shtuar rastet e trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të Leçes. “Dihet që Shqipëria ka kultivim të madh të sasive të lëndëve narkotike dhe që Shqipëria është një furnizues i madh.
Edhe një fakt i njohur që Vlora është 44 milje larg Leçes, kështu që kuptohet që tregu i parë i shpërndarjes së marijuanës është Leçe”,-deklaroi Motta. Ndërkohë për rastin e kapjes së avjonit në Divjakë Motta shtoi se:“Preferoj të mos flas për hetime që janë në zhvillim.
Ajo që mund të them është se do të rrisim në maksimum bashkëpunimin ndërkombëtar dhe Shqipëria është shumë mirë e orientuar në këtë rrugë. Do të ketë një shkëmbim të vazhdueshëm informacionesh mbi hetimet që janë duke u kryer si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, në Leçe. Ne nuk ka ka rezultuar në asnjë rast trafik droge më avjonë”. Motta ndodhej në Tiranë gjatë një takimi me prokurorët e rajonin që ishin mbledhur për të diskutuar lidhur me Rolin e prokurorive të Ballkanit Perëndimor në integrimin në BE.
Llalla për Gjadrin
Një qëndrim krejt surprizë ka mbajtur kryeprokurori Adriatik Llalla, lidhur me akuzat për trafik droge nëpërmjet aeroporteve ushtarake. Kreu i organit qendror të akuzës tha gjatë takimit të djeshëm se ka prova se nëpërmjet aeroportit të Gjadrit bëhet trafik droge. Llalla tha se Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij trafiku. “Një ndër problemet më shqetësuese për situatën e kriminalitetit në vend, mbetet krimi i organizuar, korrupsioni, trafiku i lëndëve narkotike.
Prokuroria për Krimet e Rënda ka filluar hetimet lidhur me këtë rast, nisur nga deklaratat publike të bëra në Kuvendin e Shqipërisë, ashtu dhe mbi bazën materiale referuese nga policia e shtetit, kryesisht nga komisariati i policisë Lezhë. Momentalisht është në fazën e hetimeve paraprake”,-tha kryeprokurori Llalla. I pyetur nga gazetarët nëse është regjistruar procedimi, kryeprokurori Llalla tha se: “Patjetër është regjistruar një procedim penal.
Në lidhje me hetimet për Gjadrin, në bazë të raportit ose raportkallëzimit të depozituar nga policia e Lezhës thuhet se bëhet fjalë për disa fluturime ose në bazë të dëshmive, për cilën kohë flitet? "Janë raste në proces hetimi, për hetimet do të njiheni ditën në vijim” - shprehet Lalla. Ndërsa në përgjigje të pyetjes se:“A ka prova konkrete Prokuroria?”, Llalla tha se “Normalisht që ka”.
Shkrimi u përditësua në 27 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com