Motër e vëlla kapen 'me presh në duar' në Elbasan!

Motër e vëlla kapen 'me presh në duar' në Elbasan!

Elbasan - Motër e vëlla u arrestuan nga policia e Elbasanit, në tentativë për të vjedhur, ndërkohë që zbulimi i tyre erdhi pas bashkëpunimit të qytetarëve me uniformat blu.

Nj.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe ( vëlla e motër) banues në Elbasan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë tentativës për të vjedhur një magazinë ushqimore, janë pikasur nga qytetarë të cilët kanë njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit menjëherë kanë organizuar punë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tyre të cilët ndodheshin brenda në magazinë në tentativë për të vjedhur.

Gjithashtu 41-vjeçarja, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë shoqërimit  duke thyer xhamat e  dritares së dhomës së shoqërimit.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bardhi depoziton pr.ligjin në Kuvend: Pensioni minimal të rritet 300 € deri në 2029

Bardhi depoziton pr.ligjin në Kuvend: Pensioni minimal të rritet 300 € deri në 2029