Mourinho i bën presion Interit: Duhet që titullin ta fitojnë me 20 pikë diferencë

Mourinho i bën presion Interit: Duhet që titullin ta fitojnë me 20 pikë diferencë

Jose Mourinho

Roma luan nesër në 21:00 kundër Slavias së Pragës për grupin G të Europa League. Në prag të ndeshjes që luhet në "Olimpico" foli trajneri i vendasve, Jose Mourinho. Trajneri portugez ka cekur edhe duelin e fundjavës kundër Interit në "San Siro", duke i quajtur "idiotë" ata që e akuzojnë se kundër Monzës mori karton të kuq që të mungonte në stol ndaj zikaltërve.

"Ata që e konsiderojnë një karton të kuq me dashje, janë idiotë. Unë kam bërë historinë me Interin, por tani jam te Roma dhe dua të fitoj me Romën. Do të doja shumë të isha me djemtë në këtë përballje, aty pranë vijës, duke i udhëzuar, por u ndëshkova për një sjellje që e bëjnë shumë trajnerë dhe që ia kanë hedhur paq gjithmonë. Nuk e di a ishte një ndëshkim i drejtë", tha Mou për akuzat se kartonin e kuq e mori me dashje.

Për ndeshjen kundër Slavias së Pragës, Mou tha se nuk kanë luks për të lënë lojtarët në stol.

"Ne nuk e kemi luksin të lëmë lojtarët titullarë pushim në ndeshjen ndaj Slavias. Në fundjavë na pret një sfidë shumë e vështirë, përballë një Interi që për mendimin tim duhet të fitojë titullin kampion me 20 pikë diferencë nga vendi i dytë. Ka organikë shumë të fortë dhe alternativa pa fund, që do t’i ëndërronte çdo skuadër", tha portugezi duke kaluar presionin te zikaltërit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja