Moviola, katër gabimet e pafalshme
të Kassait në Real-Bayern /FOTO

Moviola, katër gabimet e pafalshme<br />të Kassait në Real-Bayern /FOTO
Real Madrid është kualifikuar për në fazën gjysmëfinale të Champions League pas fitores 4-2 kundër Bayern Munich.

Kjo fitore është komentuar si e favorizuar nga gabimet e bëra nga gjyqtari i ndeshjes Kassai.

Moviola tregon se Kassai, ka bërë katër gabime që kanë vendosur edhe fatin e lojës.

Pavarësisht akuzave nga Ancelotti për gjyqtarin gabimi i parë i Kassait ka qënë lejimi i vazhdimit të aksionit ku Ramos shënoi autogol, pasi Muller ishte në pozicion jashtë loje.

g1
Momenti i autogolit të Ramos

Gabimi i dytë ishte në minutën e 84 kur gjyqtari nxorri me kartonin e dytë të verdhë jashtë loje Arturo Vidal, pavarësisht se ai nuk pati asnjë kontakt me kundërshtarin. Epërsia numerike i dha zemër Realit që të kërkonte golin e
barazimit.

g2
Momenti i kartonit të dytë të Vidal

Gabimi i tretë ishte në minutën e 105, goli i shënuar nga Ronaldo ishte i pavlefshëm pasi lojtari ishte në pozicion jashtë loje.

g3
Momenti i barazimit 2-2

Gjithashtu edhe goli i tretë i ronaldo ishte i pavlefshëm pasi ky i fundit ishte në pozicion jashtë loje. 

g4
Goli i tretë personal i Ronaldos në minutën e 110

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)