Moxhi tradhëton Juventusin: Interi
fiton titullin në Seria A  

Moxhi tradhëton Juventusin: Interi<br />fiton titullin në Seria A  <br>
Luciano Moxhi është rikthyer në Itali duke folur për Seria A në një intervistë për “Radio Crc”, drejtori aktual i Partizanit ka tradhëtuar Juventusin, skuadrën e tij që menaxhonte më parë.

Moxhi u shpreh se Juve do ta ketë të vështirë të ruajë ritmin në dy fronte, edhe në kampionat edhe në kupat e Europës. Prandaj, ai beson se mungesa e Interit në kompeticione Europiane e favorizon shumë skuadrën e Spaletit në luftën për titull kampion në Seria A.

“E shoh Interin favorit më shumë se skuadrat e tjera sepse ata nuk luajnë në Europë dhe Spaleti  e ka rikonstruktuar këtë ekip. Natyrisht, për Scudetto do të jetë edhe Napoli e Juventus, por mendoj se Interi ka diçka më shumë dhe është skuadër për t’u mposhtur sepse ata e kanë një sulmues që gjithmonë shënon (Icardi)”, tha Moxhi.

Reedaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal