Mozaikë të periudhës së antikitetit dhe antikitetit të vonë do të ekspozohen për publikun te Mozaiku i Tiranës. Bëhet fjalë për gjetje që vijnë nga disa prej siteve më të rëndësishme arkeologjike në vend si: Apolonia, Butrinti, Bylis, Durrësi, Elbasani
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tregoi punën që po bëhet aktualisht në laboratorët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore për këto materialeve të zbuluara gjatë vitit 2021.
“Mirëmëngjes nga Mozaiku i Tiranës, një qendër ku do të ekspozohen për publikun mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit dhe të antikitetit të vonë të cilat gjenden në sitet tona më të rëndësishme arkeologjike, ndërsa aktualisht në laboratorët e IKTK-së po punohet për pastrimin, konservimin dhe përgatitjen e materialeve e gjetjeve gjatë sondazheve të vitit 2021, për ekspozimin e tyre, që do të sjellin më pranë publikut dëshmi të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore” shkroi Gonxhe në Facebook
Mozaiku i Tiranës është një nga thesaret e arkeologjisë shqiptare që ruan copëza të historisë sonë të antikitetit. Ai është zbuluar në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës.
Në fillim të shkurtit, revista ndërkombëtare e arkitekturës ArchDaily e nominoi Mozaikun e Tiranës me çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”.
Komente













..suvatimi e rregulloni fasadat e Pallateve të lagjes aty rreth e rrotull Mozaikut,madje gjithë Pallatet duhen lyer e Pikturuar në një design estetike,në të dy anët e rrugës që nga hyrja përballë ing.ndërtimit e deri aty...!
Përgjigju