/ATSH/.- Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë informon se janë shtuar forcat e sigurisë pranë institucioneve në Kumanovë.
Në kuadër të këtij plani, janë bllokuar edhe rrugët për lëvizjen e makinave nga xhamia e qytetit deri tek pjesa e poshtme drejt qendrës, pasi aty janë edhe shumica e institucioneve, si komuna, gjykatat dhe sekretariati i punëve të brendshme.
Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, deklaroi se këto masa janë pjesë e sigurisë në Kumanovë dhe se në këtë pjesë ndodhen pjesa më e madhe e institucioneve.
Të punësuarit në këto institucione dhe qytetarët kanë theksuar se nuk ka pengesa në lëvizjen e qytetarëve dhe se ata normalisht kanë kryer punët e tyre, sipas agejncisë së lajmeve maqedonase INA.
Prania e forcave policore dhe bllokimi i rrugëve ka ndodhur prej mbrëmë para mesnate, ku një pjesë e qytetarëve përmes rrjeteve sociale kanë ngritur panikë dhe shqetësim të madh në qytet. Kësaj i kanë paraprirë edhe disa portale duke raportuar se ka pasur sulm kërcënues ndaj sekretariatit të punëve të brendshme në Kumanovë.

LAJMET MË TË VLERËSUARA