MPB: Vijon zbatimi i planit të
masave “TISPOL” në Dibë

Ministria e Punve të Brendshme bën të ditur se vijon sot zbatimi i planit të masave “TISPOL”, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Nëpërmjet një postimi në faqen e ministrise se Punve të Brendshme, bëhet e ditur se “Task Forca e Policisë Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Rrugore Vendore, mbështetur nga F.N.Sh Shkodër dhe Patrullat e Përgjithshme, gjatë 48 orëve të fundit ka operuar në territorin e Policisë Vendore Dibër, kryesisht në Burrel, Klos, Bulqizë, Gjorice, Maqellarë e Peshkopi”.

Objekti i këti operacioni ka qene ndëshkimi për tejkalim mbi normat e lejuara të shpejtësisë, ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve nën ndikimin e alkoolit, parakalimi i gabuar, drejtim mjeti pa leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit e të tjera shkelje të Kodit Rrugor.

“Si rezultat, gjatë 48 orëve të fundit në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Diber janë arritur këto rezultate: Janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, (R.T, M.B, T.P, B.H), si dhe eshte proceduar penalisht nje shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 20 leje drejtimi, konkretisht:10 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara konstatuar me Radar, 10 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, konstatuar me Drager. 28 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese dhe u dërguan për gjykim në OASH-Peshkopi. U vendosën 26 masa administrative për shkelje të ndryshme si mospërdorim të sistemeve të fiksimit (kryesisht rripi i sigurimit) dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. U bllokuan 5 automjete për mungesë dokumentacioni”, thuhet në njoftimin e MPB.ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë