Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përmes një deklarate për mediat dënon me forcë sulmin terrorist taleban në Peshawar, në veriperëndim të Pakistanit, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur mbi njëqind persona të pafajshëm dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.
 
Ministria e Punëve të Jashtme shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi e terrorizmit aktiv. Gjithashtu shpreh mbështetjen e sinqertë për autoritetet pakistaneze në përballimin e situatës, si dhe shpreson në shërimin e shpejtë të të plagosurve.
 
Akti i sotshëm në Peshawar është dëshmi e qartë se terrorizmi është kërcënim për të gjithë popujt dhe shtetet, i cili mund të sulmojë në çdo kohë, duke dëshmuar sërish se duhet luftuar me forcë dhe pa kompromise.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)