REJHANLI- Ministria e Punëve të Jashtme dënon sulmet vdekjeprurëse të ndodhura një ditë më parë në qytetin Rejhanli të Turqisë, në kufi me Sirinë, ku humbën jetën dhjetëra vetë.
Në një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti dërguar homologut turk Ahmet Davutoglu, Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi thekson: “Mësova me keqardhje të thellë lajmet për sulmet vdekjeprurëse në Rejhanli. Qeveria Shqiptare dënon fuqishëm këto akte të shëmtuara kundër një aleati të NATO-s dhe mbështet popullin dhe Qeverinë e Turqisë për t’i nxjerrë vendosmërisht fajtorët e këtij sulmi para drejtësisë. Në këto momente dhimbjeje më lejoni t’ju shpreh, përmes Jush, ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave si dhe ndjenjat e simpatisë së thellë dhe solidaritetit për popullin turk”, - përfundon telegrami i ministrit Bumçi.
Një atentat i dyfishtë shkaktoi dje të paktën 43 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur në Rejhanli, një qytet në jug të Turqisë, pasi dy makina bombë shpërthyen në këtë qytet në afërsi të kufirit me Sirinë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com