Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar sot testin bërthamor të Koresë së Veriut.
Ne një deklarate për shtyp MPJ thekson se, testi i armëve bërthamore i shpallur nga Koreja e Veriut minon sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare dhe është në shkelje të qartë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
MPJ i bën thirrje Koresë së Veriut që të respektojë plotësisht detyrimet dhe angazhimet e veta ndërkombëtare. Koreja e Veriut duhet të braktisë programet bërthamore dhe ato të raketave balistike ekzistuese në një mënyrë të plotë, të verifikueshme dhe të angazhohet në bisedime të besueshme mbi denuklearizimin.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA