TIRANE - Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, përmes një deklarate për mediat ka reaguar në lidhje me incidentet e ndodhura gjatë vizitës së Kryeministrit të Maqedonisë në Shqipëri.
MPJ shpreh keqardhjen për incidentet që ndodhën dje në Tiranë, gjatë vizitës së Kryeministrit të Maqedonisë në Shqipëri.
“Ministria e Punëve të Jashtme distancohet dhe i dënon këto akte, të cilat nuk kontribuojnë në klimën e marrëdhënieve dypalëshe, por as në atmosferën e madhe festive të 100-vjetorit të pavarësisë së vendit. Lidhur me këto ngjarje, Ministria e Punëve të Jashtme, siguron se autoritetet përkatëse janë angazhuar për zbardhjen e tyre dhe vendosjen e autorëve përpara ligjit”, shkruhet në deklaratën për mediat të MPJ-së.
Më tej në njoftim thuhej se "MPJ ashtu si edhe herë të tjera, do të vazhdojë të inkurajojë frymën e dialogut, marrëdhënieve të mira ndër-etnike dhe respektin për simbolet, historinë, gjuhën e kulturën e gjithësecilit vend në kuadër të aspiratave europiane dhe integruese të të gjithë rajonit".
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rrëfimi i Capes para arrestimit