PRISHTINE- Ministria e Jashtme e Kosovës e ka ftuar për bisedë urgjente ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Ilia Strazhevski.

Burimet i kanë thënë KTV-së se zyrtarë të Ministrisë së Jashtme kanë kërkuar shpjegime për dy letrat e protestës që dje në Shkup Ministria e Jashtme ia ka prezantuar ambasadorit tonë atje, Ylber Hysa.

Ministria e Jashtme e Kosovës, nëpërmjet drejtorit të përgjithshëm Albert Prenkaj, ia ka përsëritur qëndrimin e Prishtinës se të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet e dhunshme në Maqedoni, pas protestave për rastin “Monstra”, transmeton "Koha.net".

Po kështu ka vepruar dje edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila e ka ftuar ambasadorin maqedonas në Tiranë për shpjegime rreth notës së protestës.

Marrë nga "Koha.net"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)