MPJ e Kosovës i propozon Vjosa Osmanit lirimin nga detyra të ambasadorëve të emëruar politikisht

MPJ e Kosovës i propozon Vjosa Osmanit lirimin nga detyra të ambasadorëve të emëruar politikisht

Presidentja Vjosa Osmani

Ministria e Jashtme e Kosovës i ka propozuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani lirimin nga detyra të të gjithë ambasadorët e Kosovës “të emëruar politikisht”.

Lajmi është konfirmuar nga zëvëndësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Të gjithë ambasadorët e emëruar politikisht duhet të falenderohen për punën e tyre si dhe të hiqen nga postet diplomatike që kanë.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht”, ka shkruar Ahmeti.

Ai nuk ka dhënë detaje pse është bërë një propozim i tillë. Ndërkohë që më lidhje me këtë propozim ende nuk ka një reagim nga ana e Presidentes Osmani.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë