MPJ e Shqipërisë përshëndet
anëtarësimin e Kosovës në BERZH

TIRANE - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet anëtarësimin e shtetit të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Në veçanti, Ministria e Punëve të Jashtme përgëzon mbështetjen dhe besimin që komuniteti ndërkombëtar i ofroi shtetit të Kosovës.

Shprehim bindjen se ky anëtarësim i hap rrugën integrimit të mëtejshëm të Kosovës në organizata të tjera të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, me qëllim avancimin e saj në rrugën e integrimit evropian.

Gjithashtu, ky besim do t’i shërbejë më tej forcimit të paqes dhe sigurisë në rajon.

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen