MPJ: Hiqet regjimi i vizave me
Brazilin, qytetarët do lëvizin lirisht

MPJ: Hiqet regjimi i vizave me<br />Brazilin, qytetarët do lëvizin lirisht
TIRANË - Nëse kishit menduar ndonjëherë të shkonit për pushime apo për ndonjë arsye tjetër në Brazil, por ju kanë frnuar procedurat burokratike të marrjes së vizave, kjo tashmë merr fund.
 
Ministria e Punëve të Jashtme njofton se pas mbylljes së procedurave të nevojshme ligjore, në bashkëpunim me palën braziliane, u mundësua heqja reciproke e regjimit të vizave edhe për pasaportat e thjeshta të shtetasve shqiptarë e shtetasve brazilianë.
 
Në këtë mënyrë, që prej datës 27.11.2014 shtetasit e të dy vendeve kanë mundësinë që të lëvizin lirshëm në territoret e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës Federative të Brazilit.
 
Shtetasit shqiptarë mund të hyjnë e qëndrojnë Republikën Federative të Brazilit, për motive afatshkurtra, deri në 90 ditë për 180 ditë, të llogaritura nga hyrja e parë.
 
Me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh edhe një herë kënaqësinë e saj për këtë lehtësim që i krijohet shtetasve të të dy vendeve për të lëvizur lirshëm në territoret respektive.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)