TIRANË- Ministria e Jashtme ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Ukrainë, ndërsa bën thirrje që kjo marrëveshje që u nënshkrua sot mes presidentit Viktor Janukoviç dhe 3 lidërve të opozitës të zbatohet.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë mirëpret marrëveshjen e arritur në Ukrainë mes palëve politike, me ndërmjetësimin e aktorëve ndërkombëtarë”, thuhet në deklaratën dërguar mediave.
Ministria e Punëve të Jashtme, “shpreh bindjen se kjo marrëveshje është e vetmja zgjidhje për daljen nga kriza, e cila ka shkaktuar tashmë shumë vuajtje dhe gjakderdhje në vend.”
“Ministria e Punëve të Jashtme i bën thirrje të gjitha palëve për zbatimin e plotë të marreveshjes, me qëllim arritjen dhe konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në Ukrainë, në shërbim të unitetit të vendit”, thuhet në deklaratë.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com