TIRANE - Ministria e Punëve të Jashtme reagoi dje me anë të një deklarate për mediat, duke shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për të mbështetur çdo veprim të SHBA për t'i dhënë fund masakrave të regjimit të Assadit ndaj popullsisë së pafajshme civile në Siri.
“Duke ndjekur me shqetësim situatën në Siri, Shqipëria, ashtu siç është thënë edhe në deklaratën e Kryeministrit, më datë 27 gusht 2013, ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike”, thuhet në deklaratën për mediat të Ministrisë së Jashtme.
Një deklaratë të tillë MPJ e ka mbështetur dhe në të dhënat e fundit të bëra publike nga Sekretari Amerikan, John Kerry, që dëshmojnë me fakte të pakundërshtueshme përdorimin e armëve kimike kundër popullsisë së pafajshme civile, nga regjimi kriminal sirian. Krime këto që duhet të vënë në lëvizje komunitetin ndërkombëtar që të marrë masa të menjëhershme e të vendosura ndaj Assad.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com