TIRANE- Pas grushtit të shtetit të djeshëm në Egjipt dhe rrëzimit të Presidentit Morsi, situata e sigurisë është përkeqësuar ndjeshëm, dhe ministria e Jashtme e Shqipërisë këshillon shqiptarët që të shmangnin përkohësisht udhëtimet në Egjipt.
Gjithashtu për shqiptarët që ndodhen në këtë vend për arsye të ndryshme, u bëhet thirrje që të evitojnë qendrat e manifestimeve dhe konflikteve.
“Protestat e përqëndruara kryesisht në Kajro, janë përhapur dhe mund shtrihen edhe më tej në disa pika të vendit.
Në këto kushte, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, këshillon qytetarët shqiptarë që të shmangin përkohësisht udhëtimet në Egjipt. Ndërsa shqiptarëve që ndodhen në këtë vend për arsye të ndryshme, u bëhet thirrje që të evitojnë qendrat e manifestimeve dhe konflikteve. “- thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë.
Po ashtu Ministria e Punëve të Jashtme, i sugjeron atyre qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë ose ndodhen në Egjipt, që të qëndrojnë gjithnjë të informuar për gjendjen e sigurisë, të komunikojnë në çdo kohë me shërbimin konsullor të Ambasadës së Shqipërisë në Kajro si dhe me Drejtorinë Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Kontakti i Ambasadës në Kajro:
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Egjiptit
27, El-Gezera Al-Wossta, Gound Floor, nr. 4 Zamalek, Cairo-Egypt
Tel.+202 736 1815, Fax. +202 735 6966
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com