TIRANË - Pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme ruse se nuk mund të neglizhohen më thirrjet për Shqipërinë e Madhe duke kërkuar edhe dhënien e një mbështetjeje ndërkombëtare për Maqedoninë, ka reagur edhe qeveria shqiptare duke i cilësuar këto deklarata si shantazhe.
Ambasadori i Federatës Ruse, Aleksander Karpushin, u thirr sot në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për të dhënë sqarime rreth deklaratës së Rusisë për ngjarjet e 21 prillit në kufi mes Maqedonisë e Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë i konsideron deklaratat e MPJ-së ruse të papranueshme dhe akuzat ndaj dy shteteve sovrane të Shqipërisë dhe Kosovës për ngjarjet e fundit në Maqedoni, destabilizuese.
“Këto deklarata përbejnë një shantazh dhe nuk i shërbejnë aspak klimës konstruktive në rajon e aq më pak parimeve të gjithë-pranuara të së drejtës ndërkombëtare. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kandidat në BE, dhe çdo deklaratë shantazhuese e Rusisë do të shihet veç përmes këtij prizmi.- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
Në takim ambasadori rus i është theksuar se Federata Ruse duhet të shohë realitetin në sy në Ballkanin Perëndimor, ku pavarësia e Kosovës përben një kontribut të qenësishëm për të ardhmen demokratike dhe stabilitetin rajonal.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Sulmi, MB maqedonase:Gjetëm armët e marra nga pika kufitare