MPTT: Nis lëvizja në disa akse rrugore

MPTT: Nis lëvizja në disa akse rrugore
TIRANE – Ministria e transporteve gjatë orëve të pasdites ka bërë një përmbledhje të situatës së rrugëve në zonat e bllokuara nga dëbora. Sipas tabelës së publikuar nga kjo ministri akset më problematike vërehen në qarkun e Kukësit dhe Tropojës, ndërsa në Shkodër, Peshkopi apo Korçë rekomandohet përdorimi i zixhirëve. Megjithatë sa i takon Kukësit, raportohet se në komunat e bllokuara ende nuk mund të lëvizion kamionët e ushtrisë për të shpërndarë ndihmat. Sot është kryer dhe fluturimi i parë me helikopter nga kjo baze në drejtim të fshatrave të thellë të izoluar të Lekbibajve dhe Margegajve në Tropojë. Helikopteri e ka pasur të pamundur të ulej në këto zona te thella shkak se trashësia e dëborës ishte shumë e madhe dhe se terreni ishte shumë i papërshtatshëm.
Për pasoje ndihmat ushqimore janë hedhur në dëborë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore