Në një situatë tragjike ku humbja e jetëve kap shifra alarmante në Itali, ndodhin dhe mrekulli. Në një spital në Milano, që i është përkushtuar vetëm shtatzënave që janë të prekura nga koronavirusi, gjatë muajit të fundit kanë lindur 11 foshnja, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të pa infektuar me COVID-19.
Përtej situatës emergjente në të gjithë Italinë, në këtë spital nuk shuhet shpresa, ku 11 foshnjat shihen si mrekullia e ndodhur në këto ditë të errëta që po kalon vendi.
Ato kanë lindur nga nëna të infektuara, por nuk e kanë marrë koronavirusin vetë, duke gëzuar një shëndet të plotë. Ky është një moment i vështirë për nënat, pasi ndodhen vetëm, pa përkrahjen dhe mbështetjen e askujt dhe në sallën e lindjes gjithçka shohin janë mjekët e maskuar nga koka te këmbët me veshje speciale.
Por medalia ka dy anë, pas mrekullisë së jetës, vjen dhe ana e errët e kësaj situate. Nënat nuk kanë mundur as t'u japin fëmijëve përfaqësimin e tyre të parë. Ato nuk mund të shohin fëmijët e tyre, s'mund t'i afrohen, t'i përkëdhelin apo t'i ushqejnë ato, për shkak se mund t'i infektojnë me COVID-19. As baballarët nuk janë lejuar t'u afrohen foshnjave.
Për sa kohë nënat do të jenë të infektuara, do të jenë të ndara nga foshnjat e tyre të porsalindura dhe këtë fakt me shumë mundësi e vuajnë më shumë se vetë infeksioni nga koronavirusi që kanë në trupin e tyre.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës
22 Dhjetor, 17:53
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48
-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
21 Dhjetor, 21:42
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor, 19:39
E drejt por bashkia per pensinistet duhet te ket ekip per tu sherbyer pensjonisteve qe jan te vetmuar.
Përgjigjudhe keto kompanite qe duhet te punojne deri ne oren 4 kjo nuk eshte gje e mire se do shpertheje virusin. duhet te jene ne funksion kompanite qe kane lidhje direkt ose indirekt me prodhimin e ushqimeve dhe ilaceve dhe pajisjeve mjekesore
PërgjigjuSprova tejet te veshtira per keto Nena bebesh,,, qe duhet te mbledhin te gjitha forcat per t'ia dale me covid,,dhe per te marre ne krahe bebat e tyre.
Përgjigju