Mrekulli në Pescara,pas 43 orëve
nxirren 7 të mbijetuar nga bora

Mrekulli në Pescara,pas 43 orëve<br />nxirren 7 të mbijetuar nga bora
ITALI-Të paktën 7 persona mes tyre 3 vogëlushë janë gjetur të gjallë nën rrënojat e hotelit i cili u gllabërua nga orteku dy ditë më parë në Pescara të Italisë.

Pas plot 40 orësh kërkimi forcat e shpëtimit kanë arritur të kontaktojnë me të mbijetuarit ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy helikopterë dhe ekipi mjekësor.

Viktima deri tani numerohen 4, ndersa rreth 20 persona rezultojne ende te zhdukur.

Ekipet kanë punuar gjatë gjithë natës nën kushte ekstreme të motit, ndërsa vijojnë të jenë të zhdukur dhjetra persona. Ndërkohë nga rrënojat janë arritur të rikuperohen 3 trupa të pajetë.

Mediat ditën e djeshme raportuan se në hotel ndodheshin 30 persona 22 turisë dhe pjesa tjetër personel i hotelit.

Por gjetja e 6 personave të gjallë ka rritur shpresat se nën ortek mund të ketë edhe persona të tjerë që marrin frymë.

Gjatë të gjithë natës automjetet kanë punuar për të liruar rrugën e cila të çon drejt hotelit. Ndërsa policia ka hapur hetim për vrasje.

Hoteli Rigopiano i cili ndodhet në malin Gran Saso në Pescara u gllabërua nga një ortek duke u rrënuar totalisht.

Mendohet se pikërisht tërmeti i cili goditi Italinë Qëndrore mund të jetë një nga shkaktarët kryesor të shkëputjes së ortekut.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat