TIRANE- Shqipëria e Serbia nuk do të kushtëzohen nga Kosova por do të shohin përpara në gjetjen e pikave të përbashkëta për të zhvilluar bashkëpunimin. Ky është dhe qëllimi i vizitës së sotme i Shefit të diplomacisë serbe, e cila vjen pas 8 vitesh mungesë, por dhe qëllimi i diplomacisë shqiptare. Dy ministrat e jashtëm, Ivan Mrkiç dhe Edmond Panariti e bënë të ditur në një konferencë të përbashkët shtypi që u mbajt sot paradite në Ministrinë e Jashtme ndërkohë që aktivistë të Aleancës Kuq e Zi protestonin jashtë saj kundër kësaj vizite. Ata mbanin një pankartë të madhe ku shkruhej "O tradhtar mos bëj pazar" dhe fotoja e kryeministrit Berisha, dhe thërrisnin: Kosova e Shqipëria janë 1" .
Për herë të parë pas 8 vitesh, Ministri i jashtëm i Serbisë vizitoi sot Tiranë për të kërkuar fillimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë dhe tregtisë, por duke lënë mënjanë Kosovë. Qëndrimi u mbështet edhe nga ministri i Jashtëm shqiptar Edmond Panariti i cili nënvizoi se dialogu mes Kosovës e Serbisë zhvillohet mes dy shteteve sovrane, ndërkohë që marrëdhëniet mes Serbisë e Shqipërisë janë mes dy vendeve të tjera. Konferenca e përbashkët u zhvillua pas takimit mes dy delegacioneve atij të ministrit serb dhe ministrit të Jashtëm shqiptar Edmond Panariti i cili nisi rreth orës 10:00 dhe zgjati më shumë se një orë. Automjeti i shefit të diplomacisë serbe hyri nga dera e pasme e ministrisë dhe më pas ndaloi në shkallët e përparme të godinës ku dhe është pritur nga ministri shqiptar Edmond Panariti.
PANARITI: SHOHIM DREJT SE ARDHMES, MRKIÇ: DUAM LIDHJE TE NGUSHTA ME SHQIPERINE
Në fillim të konferencës së përbashkët për shtyp u vlerësua angazhimi për të ecur përpara në gjetjen e pikave të përbashkëta për formimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Panariti: ““Konstatuam se marrëdhëniet mes nesh janë përmirësuar dhe duhen të kryhen në mënyrë më dinamike, më të hapur dhe me të sinqertë… Ripërsërita se nënshkrimi i marrëveshjes për njohen e diplomave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të jenë piketa konkrete bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Bashkëpunimi ekonomik e tregtrar është një tjetër mundësi ku mund të bëjmë më shumë... Jemi të vendosur të shohim drejt të ardhmes. Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin rajonal si parakusht për integrimin në BE. ”
Mrkiç shprehu interesin e Serbisë për të vendosur lidhje të ngushta me Shqipërinë. “Ne e dimë si ka qenë gjendja pas Luftës së Dytë Botërore dhe në të kaluarën jo shumë të largët dhe punojmë për një sqarim të së kaluarës. Ne humbëm rastet për forcimin e marrëdhënieve tonë, tashmë mendojmë se duhet që t'i kapërcejmë pengesat. ... Ne si qeveri jemi të vendosur, me presidentin Nikoliç në krye, që të mbajmë lidhje shumë të forta me Shqipërinë. Të gjejmë lidhje që na bashkojnë, ndonëse e dimë se kemi pika themeltare që nuk përputhemi, por nëse ne zgjodhëm këtë bashkëpunim, mendojmë se do të arrijmë të gjejmë pika të përbashkëta dhe me pika të tjera."- tha Mrkiç
Shefi i diplomacisë serbe e quajti takimin të ngrohtë. "Jemi mirënjohjës, shpresojmë t'ia kthejmë këtë mikëpritje dhe kolegun tim kur ta shikoj në Beograd”- tha ai
Nga ana e tij Panariti kërkoi të sqaronte se dialogu mes Kosovës e Serbisë zhvillohet mes dy shteteve sovrane, ndërkohë që marrëdhëniet mes Serbisë e Shqipërisë janë mes dy vendeve të tjera.
“Cështja e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë i konsiderojmë si cështje mes dy vendeve sovrane të pavarura, që përmes dialogut e vullnetit do përpiqen t'i zgjidhin mes tyre, marrëdhëniet mes Shqipërisë e Serbisë janë si dy vende sonvrane. Ne jemi të vëmendshëm që marrëdhëniet mes Serbisë e Kosovës të vazhdojnë në rrugën e mbarë që po ecin “- tha Panariti.
Në replikë Mrkiç duke iu drejtuar gazetarëve u tha “Ne kemi mendime të ndryshme për Kosovën. Duhet të ecim përpara për çështjet që na bashkojnë. Neve duhet të na uroni fat, dhe jo të shikojmë në këndëvështrime të ndryshme problemin”
MRKIÇ: ME GENOCIDIN TE MERREN HISTORIANET, PANARITI: ISHTE GENOCID
Ora 11: 35 Dy ministrat e Jashtëm nuk mund të shmangnin Kosovën, dhe luftën e saj.
I pyetur nëse Serbia do të kërkojë falje për genocidin, ministri Mrkiç tha: “Jam shumë i emocionuar kur përmendet fjala genocide. Duhet ta dini se ne serbët e kemi provuar një gjë të tillë dhe e mbaj mend gjatë. Meqë kemi qenë dhe ne viktimë e saj e kuptojmë shumë mirë. Ju e dini se ne kemi intepretime të ndryshme sa I takon historisë prandaj duhet t'i referohemi sa më pak kësaj historie. Tia lëmë historisë, ndërsa ne si qeveri e politikanë do të përpiqemi të vëmë në plan të parë gjithçka na bashkon dhe të mos lëmë asnjëherë të përsëriten gjërat, po kështu dhe intepretime të ndryshme për atë që ka ndodhur.”
Panariti duke vlerësuar si element të rëndësishëm mbetet normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës dhe avancimi i mëtejshëm i dialogut mes dy vendeve shtoi se Shqipëria mirëpriste njohjen e Kosovës si shenjë se Serbia la pas genocidin nga regjimi i Millosheviçit
. “I përcolla vlerësimin tonë për takimin mes dy kryeministrave Thaçi-Daçiç, një takim që rimerr dialogun mes dy vendeve, për të hapur një perspektivë të re mes dy vendeve. Është shumë i rëndësishëm, takimi mes dy kryeministrave, si një tregues i vullnetit të mirë për të bashkëpunuar, zgjidhur cështjet mes dy vendeve dhe ne inkurajojmë fuqimisht këtë .Si fund të këtij procesi dialogu do të mirëprisnim njohjen e Kosovës nga Serbia, kjo do të ishte padyshim një tregues i qartë i vullnet të shkëputjes nga e kaluara e dhunës, represionit dhe genocidit nga regjimi i Milloshevicit dhe dy vendet të projektonin qartë drejt së ardhmes së tyre europiane” .
MRKIÇ: INTERESOHEMI PER MINORITETIN SERB, PANARITI: STOP DHUNES SE SHQIPTAREVE NE SERBI
Ministri i jashtëm serb Mrkiç pranoi se gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të minoritetit serb. Lajmi është i saktë kemi bërë disa shoqata. Këtu jeton minoritet serb. Ata ndihen qytetarë shqiptarë por janë besnik ndaj Atdheut. Me ministrin e Jashtëm folëm për pakicat serbe. Ne po bëjmë gjithçka që ata të ndihen dhe të respektohen sipas konventave ndërkombëtare."- tha Mrkiç
Nga ana e tij Panariti kërkoi integrimin e plotë të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës në jetën e insitucionet e Serbisë. Në fjalën e tij Ministri Panariti nuk përmendi shqiptarët në Luginën e Preshevës, por në Serbinë e jugut.
” Faktori shqiptar në Serbinë e Jugut meriton të trajtohet sipas standarteve demokratike, plotësimi i kërkesave për arsim. Autoritetet serbe të ndërpresin aktet e dhunës ndaj këtij komuniteti sepse janë prerogative për ruajtjen dhe zhvillimin normal të marrëdhënieve tona. Shqipëria mbështet integrimin e plotë të këtyre shqiptarëve në jetën e insitucionet e Serbisë. Presim që shteti serb të ndërmarrë masa konkrete për të plotësuar kërkesat tona. Diskutuam dhe për nismat e përbashkëta në forumet rajonale në të ardhmen”
AK PROTESTE KUNDER MRKIÇ
Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi protestonin jashtë saj kundër kësaj vizite. Ata mbanin një pankartë të madhe ku shkruhej "O tradhtar mos bëj pazar" dhe fotoja e kryeministrit Berisha, dhe thërrisnin: Kosova e Shqipëria janë 1"
"Sot Aleanca Kuq e Zi përpara institucionit të Ministrisë së jashtme që supozohet të bëjë politikën e shqiptarëve, proteston dhe kërkon dhe blasfemon që vizita e ministrit të jashtëm serb është një akt i turpshëm anti kombëtar që fyen cdo shqiptar."- tha një aktiviste e Ak në protestë.
MRKIÇ MBERRITI DJE NE TIRANE, MISTERI I ARDHJES PA FTESË
Ai shkeli në orën 14.45 të ditës së djeshme tokën shqiptare për të mbërritur pa u pritur nga homologu i tij Panariti në ambasadën serbe në Tiranë.Mbërritja e tij u shoqërua me mister, me protesta nga AK duke e bërë të hynte nga dera e pasme e Rinasit.
Që nga dhjetori i 2004 kur është realizuar e para dhe e fundit vizitë zyrtare e një shefi të diplomacisë serbe në Shqipëri, ajo e Vuk Drashkoviç, vizita e djeshme e Mrkiç është e para e këtij lloji pas tetë vitesh, por që gjithsesi mbetet një vizitë jozyrtare.
Shqiptarja.com (print) shkruante sot në mëngjes se vizita e kreut të diplomacisë serbe ishte personale dhe ka pasur interlokutorë të padukshëm që kanë garantuar mbërritjen e Mrkiç në Tiranë, në kuadër të një turi takimesh në të gjitha vendet e Ballkanit. Burimet zyrtare në Ministrinë e Jashtme saktësojnë se ka qënë një takim i Panaritit me Mrkiç në SHBA, ku shefi i diplomacisë serbe i ka shfaqur dëshirën për të ardhur në një vizitë në Shqipëri, ndonëse nuk ka qënë artikuluar asnjë ftesë zyrtare. Ministri Panariti ka rënë dakord dhe kanë caktuar si datën më të përshtatshme 22 tetorin, ditën e djeshme për ta realizuar këtë vizitë.
DJE TAKOI PERFAQESUES TE MINORITETIT SERB
Pasi është akomoduar në hotel "Rogner" ai është takuar me personelin e ambasadës së Serbisë në Tiranë, ku së bashku dhe me përfaqësues të MPJ shqiptare kanë darkuar sëbashku po në këto ambiente. Ndërkohë që dje, sipas agjencisë serbe të lajmeve TANJUG që i referohej burimeve të ministrisë së Jashtme serbe, ministri Mrkiç është takuar dhe me përfaqësuesit e minoritetit serb në Shqipëri, me të cilët ka diskutuar në lidhje me trajtimin e tyre e që do shërbejë dhe si "paketë" në bisedimet me Panaritin dhe Berishën.
Mësohet se pala shqiptare do hedhë në tavolinën e këtyre bisedimeve në këtë vizitë jozyrtare kërkesën për firmosjen e 14 marrëveshjeve me qeverinë serbe, të cilat presin vetëm firmën e palës mike. Një ndër më të rëndësishmet në këto marrëveshje është ajo e njohjes së diplomave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, marrëveshje të cilën Serbia e ka nënshkruar me të gjitha vendet e tjera të rajonit e që ka mbetur ende pa u firmosur vetëm me Shqipërinë. Ministri serb, Mrkiç ka thënë se vizita e tij në Tiranë ka një rëndësi të veçantë për ripërtëritjen e marrëdhënieve në rajon. Ish-presidenti Boris Tadiç disa herë është ftuar dhe përkundër konfirmimeve, ai s'ka qenë si president shteti në vizitë zyrtarë në Shqipëri.
(jm/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com