MINISTRI
SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i “Ndërtimi i vend depozitimit sanitar të mbetjeve në afërsi të Maliqit dhe rrugës hyrëse”, Qarku Korçë.
Subjekti kërkues, i këtij objekti është shoqëria “Administrimi i Mbetjeve të Qarkut Korçë”, KRWM.SHA. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur, në bazë të Vendimit nr. 138, datë 23.03.2000 të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar, për pronarët sipas listës emërore bashkëlidhur.
Pronarët që kanë emrin në listen emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës).
Ky publikim bëhet për pasurinë e llojit: arë, truall, kultura bujqësore dhe një ndërtesë.
Pronarët do të kompensohen për efekt shpronësimi, pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë pranë shoqërisë “Administrimi i Mbetjeve të Qarkut Korçë”, KRWM.SHA (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”).
Vlera totale e shpronësimit është 36 021 456 (tridhjetë e gjashtë milion e njëzet e një mijë e katërqind pesëdhjetë e gjashtë ) lekë.
Shkarko Tabelen e Ministrisë të Transportit